Telegrafi

Lojtari i huazuari nga Chelsea, priti 20 minuta për një selfie me CR7 (Foto)

Real Madridi i është kthyer fitoreve në La Liga dhe Cristiano Ronaldo golave.

Fitorja 1-6 ndaj Real Betisit ishte shumë e nevojshme për Los Blancos të cilët po kalonin në një periudhë jo të mirë.

Lexo po ashtu Kjo është vetura që Ronaldo e bleu pas fitores ndaj Betisit (Foto)

Betisi ishte një kundërshtarë i lehtë të cilët iu dorëzuan madhështisë së skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane që nga minutat e parë.

Se Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo janë një nivelet mbi të gjithë, e tregon edhe fakti lojtari i Betisit, i huazuar nga Chelsea, Charly Musonda, priti mbi 20 minuta pas ndeshjes për një selfie me CR7. /Telegrafi/

Një selfie me CR7 është një mundësi që nuk vjen gjithmonë dhe nisur nga kjo Musonda priti 20 minuta.