Telegrafi

Lojtari i harruar i Liverpoolit largohet nga ekipi pas gjashtë viteve pa luajtur asnjë ndeshje

Liverpooli i ka dhënë lamtumirën një lojtarit i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje të vetme për ‘Të Kuqtë’ në gjashtë vite sa ishte pjesë e tyre.

Arne Slot ka punë për të bërë për të zëvendësuar Jurgen Kloppin pasi një grup lojtarësh pritet të rikthehen në qendrën stërvitore për të filluar përgatitjet për fazën e parasezonit.

Emra si Conor Bradley, Jarell Quansah dhe Sepp van den Berg janë disa prej lojtarëve që do të jenë prezent në ndeshjet testuese.

Liverpooli ende nuk ka bërë ndonjë blerje nën urdhrat e Slot, por klubi tashmë ka konfirmuar se lojtari i harruar më në fund është larguar nga klubi.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Anderson Arroyo i cili u transferua tek Liverpooli në vitin 2018 nga Fortaleza por duke mos arritur të luajë asnjë ndeshje në gjashtë vite.

Reprezentuesi kolumbian do t’i bashkohet ekipit spanjoll Burgos në një marrëveshje tre vjeçare pasi kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi tek ai ekip.

Ish-lojtari i njohur i Ligës Premier, Michu, është drejtor sportiv i Burgos andaj raportohet që ai ka bërë një punë të madhe në transferimin e mbrojtësit të majtë.

Burgos ishte ekipi i tetë i Arroyos në formë huazimi që prej se është bërë pjesë e Liverpoolit ndërsa më herët ka luajtur për Mallorcan, Gent, Mlada Boleslav, Salamanca, CD Mirandes, Deportivo Alaves dhe FC Andorra.

Arroyo e ka rinovuar kontratën e tij me Liverpoolin në vitin 2022, por nuk ishte në gjendje që të marrë leje të punës për të luajtur në Angli.

Kështu ai i bashkohet listës së emrave si Thiago Alcantara, Joel Matip, Mateusz Musialoëski dhe Melkamu Frauendorf që do të largohen nga Liverpooli pas skadimit të kontratave të tyre.

Sidoqoftë mund të ketë edhe më shumë largime nga Liverpooli pasi zgjedhja e tretë e portës, Adrian, ka shprehur dëshirën e tij që të rikthehet në Spanjë atje ku Real Betisi duket të jetë destinacioni i tij i mundshëm./Telegrafi/