Telegrafi

Lojtarëve të Liverpoolit iu dhurohet nga një iPhone prej ari 24 karatësh pas triumfit në Ligën e Kampionëve, vlera e secilit katër mijë euro

Liverpooli kishte arritur ta mposhte Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat 2-0.

Për këtë fitore, stafit të Liverpoolit i është bërë një dhuratë e veçantë.

Partneri i Liverpool, iDesign Gold iu ka dhuruar një të gjithë ekipit dhe Jurgen Kloppit, nga një telefon të personalizuar iPhone XS.

Secilit aty i shkruan emri dhe numri i fanellës, si dhe logo e finales së Ligëss së Kampionëve që u mbajt në Madrid.

Sipas Liverpool Echo, secili telefon kushton diku afër 4 mijë euro.

Klubi në të kaluarën dhurata ë tilla u kishte bërë edhe legjedanve Steven Gerarrd dhe Jamie Carragher. /Telegrafi/