Përfaqësuesja e Kosovës humbi nga Kroacia me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Maksimir të Zagrebit.
Ndeshja e luajtur në dy akte mes Kosovës dhe Kroacisë e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror Rusia 2018, tregoi anën pozitive dhe rritjen e Përfaqësueses sonë.
Loja e mirë, disiplina taktike dhe korrektësia ranë në sy gjatë humbjes së Kosovës nga një kombëtare e madhe evropiane siç është Kroacia.
Kjo ndeshje e Kosovës u cilësua si pozitive edhe nga mesfushori i Real Madridit dhe kapiteni kroat, Luka Modric, ndërsa trajneri Ante Cacic e cilësoi Kosovën si kundërshtar të vështirë.
Pas përfundimit të ndeshjes ishin edhe mediat kroate që lavdëruan paraqitjen e Kosovës duke ia bërë me dije kombëtareve tjera që do të kenë punë shumë të madhe për ta mposhtur një përfaqësuese që është në rritje dhe në gjirin e saj ka shumë talentë.
Sigurisht që merita për këtë ndeshje të mirë ka edhe trajneri Bunjaku, i cili me taktikat e tij dhe qetësinë ka filluar të sheh zbatimin e tyre edhe tek futbollistët. /Telegrafi/