Site icon Telegrafi

Kërkuesit e çipave do të zemërohen kur ta shohin këtë ‘fermë’ të kartave grafike që merret me ‘mining’ të kriptomonedhave

Përdoruesit, të cilët janë të zemëruar për situatën me mungesën e kartave të reja grafike, nuk do të reagojnë mirë ndaj kësaj ‘ferme’ të kartave grafike që merret me ‘mining’ të kriptomonedhave.

Jackson Davidson, për të cilin miniera e kriptomonedhave është biznesi i tij kryesor, vendosi t’i lejojë të gjithë të shohin se si duket ‘ferma’ e tij e kartave grafike, e cila është pothuajse tërësisht e përbërë nga karta grafike Nvidia GeForce RTX 3070.

Ai tregon se kjo është vetëm një pjesë e ‘fermës’ së tij dhe shpjegon se ka blerë karta grafike nga biznese të ndryshme të vogla në rrethin e tij.

Njoftimi i Davidson vjen në një kohë kur lojtarët dhe dizajnerët grafikë po përpiqen të gjejnë karta të reja grafike për makinat e tyre. Edhe pse disa prodhues këmbëngulin që miniera e kriptomonedhave nuk ka një ndikim të rëndësishëm në mungesën e GPU-ve në vitin 2021, konsumatorët nuk janë të bindur.

https://twitter.com/jaxson_davidson/status/1470933731548356614?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1470933731548356614%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Ftehnopolis%2Fhardver%2Fgejmeri-ce-biti-besni-kada-vide-ovu-farmu-2074762

Nvidia planifikon të publikojë një numër të madh të kartave grafike në periudhën e ardhshme dhe mbetet të shihet se sa prej këtyre produkteve do të përfundojnë në duart e përdoruesve standardë dhe sa do të sekuestrohen nga minatorët e kriptomonedhave.

Davidson thekson se ai personalisht nuk planifikon të përdorë modelet e ardhshme, të përditësuara RTX 3080 ose RTX 3090 Ti. Ai ka hyrë në një marrëveshje të drejtpërdrejtë me Nvidia dhe do të përdorë 170HX (Crypto Mining Processor) CMP, i cili ende nuk është lëshuar zyrtarisht, për serverët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version