Site icon Telegrafi

Lojtarët me më shumë paraqitje te Kosova dhe Bullgaria

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bullgarisë do të luajnë sot (e hënë) mes vete në kuadër të ndeshjes së vlefshme kualifikuese për Euro 2020.

Dardanët janë mysafirë të bullgarëve në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin A, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Vasil Levski.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet në kohë reale për ndeshjen Bullgari-Kosovë

Kjo ndeshje do të thotë shumë për të dyja përfaqësueset pasi synojnë fitoren e parë në grupe.

Pasi kjo ndeshje është afër të zhvillohet, kush janë lojtarët që kanë djersitur më shumë fanellën në histori të Kosovës dhe Bullgarisë.

Te Përfaqësuesja e Kosovës primatin e paraqitjeve e mban portieri Samir Ujkani me 25 ndeshje, ndërsa pas tij vijnë Amir Rrahmani dhe Milot Rashica me nga 23.

Në anën tjetër, të Bullgaria rekordi mbahet nga legjenda Stiliyan Petrov, i cili ka zhvilluar 105 paraqitje, ndërsa pas tij vjen Borislav Mihaylov 102. /Telegrafi/

Stiliyan Petrov
Exit mobile version