“Kërkojmë nga ju që t’i bëni detyrat e shtëpisë në përputhje me interesat kombëtare. Konkretisht, në ligat përkatëse lojtarët shqiptarë nga Kosova të konsiderohen si lojtarë vendorë, e jo lojtarë të huaj, dhe anasjelltas, lojtarët nga Shqipëria mos të konsiderohen në Kosovës si lojtarë të huaj”.
“Për t’u paraprirë deklaratave që mund të dalin “’se nuk e lejojnë organizmat ndërkombëtarë’, po ju japim vetëm një precedent: Federata greke e futbollit (EPO), në vitin 2009 ka vendosur që futbollistët shqiptarë të luajnë si komunitarë, ndërsa Federatat shqiptare në Shqipëri e Kosovë sillen si ‘të huaj’ mes vete. Ky turp nuk duhet të vazhdojë më, që për fajin e burokratëve të këtyre institucioneve të pësojnë lojtarët”.
“Andaj, kërkojmë fuqimisht nga ju që ta bëni këtë ndryshim në kohën sa më të afërt të mundshme në mënyrë që në edicionin e ardhshëm lojtarët shqiptarë të njihen si lojtarë vendorë, pa marrë parasysh prej cilës trevë vijnë. Kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga liga e përbashkët, por kjo le të shërbejë për periudhën derisa nuk është krijuar diçka e tillë”, thuhet në letrën e Tifozave Kuq e Zi. /Telegrafi/