Fillimi i sezonit në Ligën Premier ka dal të jetë shumë interesant.
Manchester City është në vendin e parë me 21 pikë, aq sa Arsenali dhe Liverpooli, ndërsa Chelsea dhe Tottenhami kanë nga 19.
Java e nëntë në Ligën Premier u karakterizua me derbin mes Chelseat dhe Manchester Unitedit dhe një nga më të mirët në këtë takim ishte mbrojtësi i Bluve, Cesar Azpilicueta.
Spanjolli është lojtari me më së shumti pasime të kompletuara në Ligën Premier me 478, pas tij vijnë John Stones (430), Nacho Monreal (421) dhe Gary Cahill (408). /Telegrafi/