Site icon Telegrafi

Asnjë lojtarë i Kosovës nuk e rrezikon takimin e ardhshëm nëse ndëshkohen, te Bullgaria kapiteni

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj në udhëtim te Bullgaria sot (e hënë) me fillim nga ora 20:45.

Dardanët janë mysafirë të Bullgarisë në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin A në kuadër të eliminatoreve Euro 2020.

Kosova do të ketë disa mungesa të mëdha në këtë takim shkaku i lëndimeve si: Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet në kohë reale rreth ndeshjes Bullgari-Kosovë

Megjithatë, shkaku i kartonëve nuk do të mungojë asnjë futbollistë, ndërsa asnjë tjetër nuk e rrezikon takimin e ardhshëm në rast të ndëshkimit.

Ndërsa te Bullgaria lojtari i vetëm që rrezikon ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohet është kapiteni Ivelin Popov. /Telegrafi/

Ivelin Popov (Foto: UEFA.com)
Exit mobile version