Kur më në fund do të dalë në treg, Grand Theft Auto 6, ajo mund t’i shpërblejë lojtarët me kriptovalutë.
Dihet që pas një misioni të suksesshëm, lojtarët marrin një shumë të caktuar parash. Tom Henderson pretendon se kjo praktikë mund të ndryshojë pjesërisht kur mbërrin loja GTA 6 dhe se lojtarët mund të shpërblehen me kriptovalutë, si Bitcoin në vend të parave të gatshme.
Nuk dihet ende se si do të quhet kriptomonedha fiktive, por Henderson tha se nuk do të zëvendësojë plotësisht paratë, por që ndoshta do të përdoret si një alternativë, raporton tecmundo.
Ato do të përdoren nga personazhe më të rëndësishëm që duan të kryejnë një sasi të madhe transaksionesh parash shpejt, gjë që është e pamundur të ndiqet.
Thashethemet thonë se ne do të presim akoma për GTA 6 sepse nuk pritet të dal në treg deri në vitin 2023. /Telegrafi/