Corsair së fundmi ka shfaqur monitorin e saj më të fundit. Është Xeneon Flex 45WQHD240 nga segmenti premium.
Monitori Xeneon Flex 45WQHD240 ka një madhësi ekrani 45 inç, një panel OLED ultra të gjerë me një raport pamjeje 21:9 dhe një rezolucion prej 3440×1440 piksele.
Sigurisht, tipari më interesant i monitorit Xeneon Flex është fleksibiliteti i tij, sepse ekrani mund të përkulet manualisht dhe të shndërrohet nga një ekran tradicional i sheshtë në një ekran të lakuar.
Në anën e ekranit ka doreza, të cilat mund të tërhiqen për të rregulluar shkallën e lakimit të ekranit deri në 800R. Është gjithashtu e mundur të rregulloni vetëm njërën anë të monitorit, nëse dëshironi ta vendosni pranë një monitori tjetër.
Xeneon Flex përdor ekranin W-OLED të LG-së dhe premton shkëlqim deri në 1000 nit, kontrast prej 1,350,000:1 dhe ekrani ka teknologji kundër shkëlqimit dhe dritës së ulët blu që redukton lodhjen e syve.
Lojtarët do të pëlqejnë veçanërisht veçori të tilla si koha e përgjigjes 0,03 milisekonda, shpejtësia e rifreskimit deri në 240 Hz dhe pajtueshmëria me teknologjitë Nvidia G-Sync dhe AMD FreeSync.
Corsair nuk ka lëshuar asnjë informacion mbi datën e lëshimit, çmimin dhe specifikimet përfundimtare të monitorit Xeneon Flex 45WQHD240. /Telegrafi/