Telegrafi

Lojtarët e Valencias nuk kishin asnjë ide se çfarë të bënin pas himnit të Ligës së Kampionëve, të hutuar shkaku i coronavirusit

Coronavirusi ka pasur një efekt të madh në sport dhe mbase ndikimi i tij më i madh ka qenë mungesa e shtrëngimeve të duarve para ndeshjes, të paktën kjo i hutoi lojtarët e Valencias të martën në mbrëmje.

Valencia ishte nikoqire e Atalantas në ndeshjen kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, ndeshje që përfundoi me fitoren e italianëve me rezultat 4-3.

Kjo fitore ka bërë që klubi italian të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale, shkaku edhe i fitores nga ndeshja e parë.

Lexo po ashtu Triller me shtatë gola në “Mestalla” nën regjinë e Josip Ilicic , Atalanta në mesin e tetë më të mirave në LK

Megjithatë, në këtë takim ka ndodhur një diçka e rrallë, një konfuzion tek lojtarët e klubit vendas Los Che.

Ndeshja u luajt pa tifozë, por pati më shumë konfuzion në lidhje me mungesën e një shtrëngimi paraprak të duarve dhe lojtarët e Valencias nuk e dinin se çfarë të bënin pas përfundimit të himnit.

Skena e flamurit të Ligës së Kampionëve duke u lëkundur nga fëmijët në rrethin e qendrës së fushës së bashku me të gjitha ceremonitë e fillim ndeshjes ishin të gjitha shumë të çuditshme. /Telegrafi/