Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtarët e Romës duan që Edin Dzekos t’i kthehet pas shiriti i kapitenit, por klubi e ka refuzuar kërkesën.
Ish sulmuesi i Manchester City i është hequr shiriti i kapitenit në janar pas marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin Paulo Fonseca.
Boshnjaku u stërvit ndaras nga pjesa tjetër e grupit në fund të janarit kur thuhet se ishte afër bashkimit me Interin, ku do të shkëmbehej me Alexis Sanchezin.
Drejtori i Përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto konfirmoi më 3 shkurt se Dzeko nuk ishte më kapiteni i Romës.
Sipas La Gazzetta dello Sport, megjithatë, lojtarët e Romës duan që sulmuesi të marrë përsëri shiritin.
Kërkesat është mbështetur edhe nga Lorenzo Pellegrini i cili pritet të bëhet kapiteni i ri i Romës.
Klubi ka refuzuar kërkesën e lojtarëve, por Dzeko mund të kthehet në aksion kundër Udineses të dielën.
Boshnjaku u kthye në listën e skuadrës së Romës kundër Juventusit fundjavën e kaluar, por nga stoli duke zëvendësuar Borja Mayoralin në pjesën e dytë. /Telegrafi/