Telegrafi

Lojtarët e Realit nuk i ndali as shiu, në festë së bashku me tifozët në fund të takimit (Foto/Video)

Real Madridi u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve pasi fitoi ndaj Atleticos me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Në ndeshjen e dytë e cila përfundoi 2-1 për Atleticon, në fund të takimit lojtarët e Los Blancos shkuan tek tifozët e tyre dhe festuan këtë fitore.

https://twitter.com/GradaFansRMCF/status/862411797441150976

Edhe pse në Madrid në ato momente binte shi i rrëmbyeshëm as tifozët, as lojtarët nuk u ndalën se festuari.

Në finale Reali do të luajë ndaj Juventusit. /Telegrafi/