Telegrafi

Lojtarët e Realit: Mourinho dhe Ronaldo gjithmonë zihen

 Sipas mediave spanjolle zënka nuk ka mundur të parandalohet nga Florentino Perez, i cili arriti me vonesë zhveshtore dhe Mourinho ishte larguar para se ai të arrinte.

Punto Pelota raporton se pas fitores ndaj Valencias, kur Mourinho iu afrua lojtarëve për t’i folur një nga një situata u tensionua tej mase. Ai kërkoi impenjim më të madh nga Ronaldo dhe që të kthehej më shpesh në mbrojtje.

Ronaldo besohet se i është përgjigjur: “Kjo nuk më ndihmon të shënoj gola”.

Mourinho ia ktheu: “Thjesht mbylle dhe vrapo më shumë”.

Në ndërkohë arriti në zhveshtore presidenti Florentino Perez, i cili pyeti lojtarët se çfarë kishte ndodhur, teksa këta të fundit i thanë atij se nuk është diçka për t’u alarmuar, pasi Ronaldo dhe Mourinho gjithmonë zihen me njëri-tjetrin.

Real Madridi ende nuk e ka kryer punën me Valencian. Los Blancos udhëtojnë këtë fundjavë në Mestalla për të zhvilluar ndeshjen e javës së 18-të, ndërsa vetëm katër ditë më vonë përsëri në Mestalla e zhvillojnë ndeshjen kthyese në kuadër të Copa del Rey. /Telegrafi/