Vinicius Junior është lidhur vazhdimisht me Arabinë Saudite në muajt e fundit dhe kjo ka ngritur dyshime rreth të ardhmes së tij si lojtar i Real Madridit.
Një lëvizje për një shumë të majme parash po planifikohet gjatë kësaj vere dhe nëse 24-vjeçari nuk nënshkruan një kontratë të re para fundit të sezonit, një përpjekje e fortë do të bëhet.
Vinicius është plotësisht në dijeni të interesimit nga Lindja e Mesme, pasi oferta i është prezantuar të paktën njëherë gjatë bisedimeve mes Arabisë Saudite dhe përfaqësuesve të tij.
Paratë e majme e kanë joshur atë, ani pse për tani, ai mbetet i përkushtuar ndaj Real Madridit.
Nuk është vetëm Vinicius që e di për ofertën e tyre, pasi edhe bashkëlojtarët e tij janë po ashtu në dijeni.
Sipas një raportimi nga Relevo, ai është ballafaquar haptas me këtë temë teksa në dhomë e zhveshjes, deri më tani, ai i është qasur asaj pa shumë seriozitet.
Vinicius tenton të bëjë shaka për këtë temë me bashkëlojtarët e tij dhe nuk e ka lejuar që kjo të ndikojë në paraqitjet e tij.
Sidoqoftë, raportimi pretendon se disa prej lojtarëve të Real Madridit janë të shqetësuar për mundësinë që braziliani të largohet nga klubi, pasi besojnë se paratë mund ta joshin atë që të pranojë largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.
Për momentin, kjo çështje është e qetë pasi Vinicius nuk është futur në bisedime të mëtejshme me Arabinë Saudite.
Ideja është që braziliani të futet në bisedime të kontratës me Real Madridin në muajt në vazhdim, me bordin e klubit që është i etur të sigurohet që Vinicius të qëndrojë përtej vitit 2027, kur edhe skadon kontrata e tij aktuale./Telegrafi/