Site icon Telegrafi

Lojtarët e Real Madridit përdorin “pomadën e mrekullisë” si ritual të veçantë para çdo ndeshje

Mediat spanjolle prej ditësh po shkruajnë për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, ku  Marca ka veçuar një gjë veçanërisht interesante.

Përkatësisht, në njoftimin e ndeshjes, Marca flet për një substancë të pazakontë që lojtarët e Real Madridit e vendosin në trupin e tyre.

Bëhet fjalë për lyerjen e gjoksit dhe fanellave të lojtarëve të Realit me atë që ata thonë se është një “pomadë mrekullibërëse” që synon t’u hapë hundët dhe t’ua lehtësojë mundin.

Për lojtarët, falë kësaj pomade, furnizimi me oksigjen në mushkëri dhe muskuj përmirësohet, duke e bërë më të lehtë lojën.

 

Ky lloj pomade u përdor për herë të parë nga Patrick Viera i Arsenalit, por kur e përdori francezi legjendar, nuk dihej nëse ishte një substancë e ligjshme.

Tashmë spanjollët deklarojnë se është e dëshirueshme të përdoret kjo lloj pomade dhe pretendojnë se të njëjtin ritual do ta kenë edhe lojtarët e Realit sonte.

Menjëherë para fillimit të ndeshjes dhe pas fotosesionit zyrtar, fanellat e zeza të Realit do të ngjyhen me mentol, shkruan Marca.

Lexo po ashtu Man City – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i gjysmëfinales kthyese në Ligën e Kampionëve

Për kujtesë, Man City dhe Real Madrid do të luajnë sonte në orën 21:00 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në të parën rezultati ishte 1-1./Telegrafi/

Exit mobile version