Real Madrid ka siguruar sot (e shtunë) matematikisht titullin kampion në La Liga, i cili ishte i 36-ti në historinë e klubit.
Pasi që në start të sezonit tifozët e klubit u tronditën për shkak të lëndimeve të rënda që kishin pësuar tre yjet e klubit si Thibaut Courtois, Eder Militao dhe David Alaba, pati shumë prej atyre që nuk besonin se Real Madridi do arrinte të fitonte trofe këtë sezon.
Sidoqoftë, Carlo Ancelotti ua dëshmoi të gjithëve të kundërtën, duke arritur që të nxjerrë versionin më të mirë të të gjithë lojtarëve që kishtë në dispozicion.
Humbja e Barcelonës në derbin lokal ndaj Gironës me rezultat 4-2 përveç tifozëve, u prit me entuziazëm të madh edhe nga vet lojtarët e Real Madridit.
CAMPEONES, CAMPEONES, OLE, OLE, OLE! pic.twitter.com/9HU56lFCh4
— Madrid Zone (@theMadridZone) May 4, 2024
Menjëherë pas përfundimit të asaj ndeshje, kanë dalur pamje të futbollistëve madrilen të cilët po këndonin ‘Campeone, Campeone, Campeone’, pasi mësuan se tashmë janë zyrtarisht kampion të edicionit të sivjetëm të La Ligës.
Për disa lojtarë si Arda Guler i cili mbërriti në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë kësaj vere pas transferimit nga Fenerbahce, ishte trofeu i parë i ligës i fituar në karrierën e tij.
E njëjta vlen edhe për Antonio Rudiger, i cili fitoi titullin e 11-të në karrierë dhe që ishte i pari i ligës në karrierën e tij po ashtu./Telegrafi/
“Asi, asi, asi gana el Madrid.” 🤍🏆🔥 pic.twitter.com/UnDaUEjFla
— Madrid Zone (@theMadridZone) May 4, 2024