Telegrafi

Lojtarët e Real Madrid të befasuar me sjelljen e Zidanes pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Mbretit

Lojtarët e Real Madrid u kthyen në qendrën stërvitore në Valdebebas të enjten në mëngjes për seancën e tyre të parë stërvitore që nga eliminimi nga Kupa e Mbretit ndaj Alcoyanos, me rezultat 2-1 pas kohës shtesë.

Disa lojtarë kanë pritur që Zinedine Zidane do të shpërthente, pasi ka pasur edhe një kërkesë të tillë, nga disa prej veteranëve.

Sidoqoftë, biseda e trajnerit me grupin e tij të lojtarëve nuk zgjati më shumë se dy minuta dhe i tha fjalët e njëjta me ato që i tha në konferencë për shtyp.

 

“Ne të gjithë mund të bëjmë pak më shumë”, ishte mesazhi i tij, duke kruar unitet te Los Blancos.

Atmosfera në dhomën e zhveshjes nuk është ajo që ka qenë më parë.

Lojtarët kanë gjetur një Zidane më të ftohtë që kur ai u kthye në post për herë të dytë.

Ai u foli lojtarëve të tij të enjten në stërvitje, por edhe ai mesazh nuk ishte ai që pritej, pas një eliminimi kaq historik dhe të turpshëm. /Telegrafi/