Lojtarët e Milanit kanë marrë pjesë në një reklamë të animuar japoneze për goma.
Reklamës i prin ish-kapiteni Riccardo Montolivo, që është shndërruar në film vizatimor nga karikaturisti japonez Yoichi Takahashi.
Montolivos pastaj i bashkohen edhe lojtarët e tjerë që kanë ardhur në këtë afat kalimtar si Andre Silva, Ricardo Rodriguez dhe Hakan Calhanoglu.
Në reklamë janë edhe klubi japonez Gamba Osaka.
Ekipet ‘luftojnë’ nëpër rrugët e Osakës, duke u ndeshur mes vete.
Më poshtë e gjeni videon e reklamës që është pëlqyer shumë.
Milani këtë sezon nuk po kalon formë të mirë edhe nuk po arrin të ngjitet në renditje. /Telegrafi/