Telegrafi

Lojtarët e Man United të kënaqur me seancën e parë stërvitore të Ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag dhe stafi i tij ishin të kënaqur pas ditës së parë të stërvitjes parasezonale të hënën.

Lojtarët e United patën një seancë dy orëshe pasdite në Carrington nën drejtimin e Ten Hag dhe ndihmësve të tij të vjetër, Mitchell van der Gaag dhe Steve McClaren.

Strategu iu drejtua grupit të kombinuar prej 15 lojtarësh të ekipit të parë dhe anëtarëve të skuadrës U-21 në fillim të seancës duke prezantuar veten dhe duke përshkruar qasjen e tij.

Lexo po ashtu Afati i transferimeve sa shkon e ndizet më shumë: Kalimi i Neymarit te Unitedi, i hap rrugë Ronaldos për t'i bashkuar Romës

Lojtarët e United – disa prej të cilëve kishin mbërritur para orës 9 të mëngjesit – kaluan më shumë se dy orë jashtë në terrenet stërvitore, me seancën e gjatë që nuk përfundoi deri pas orës 16:00.

Një burim i tha Mirrorit: “Kishte një energji të vërtetë për fushën. Të gjithë po nxitonin të shkonin”.

“Eriku po gumëzhinte nëpër terrenin e stërvitjes, duke takuar shumë njerëz, përpara se të stërvitej pasdite”.

“Ka gjithmonë një sasi të caktuar rutine në ditën e parë të kthimit, me kontrolle fizike dhe shëndetësore, por ata ishin jashtë në bar duke bërë punë me top pasdite”, ka shtuar më tej ky burim. /Telegrafi/