Lojtarët e Manchester Cityt janë të bindur se trajneri Pep Guardiola do të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin nga Etihad.
Kontrata e spanjollit ka vetëm 16 muaj të mbetur për të përfunduar dhe spekulimet për të ardhmen e tij janë rritur së fundmi, veçanërisht duke pasur parasysh se ai më parë ka hezituar të qëndrojë në të njëjtin klub për periudha të gjata.
Guardiola kaloi katër sezone te Barcelona dhe tri tjera te Bayern Munich, por te City do të kompletojë sezonin e tij të gjashtë këtë vit.
Megjithatë, sipas The Mirror, ekziston një ndjenjë në Etihad që Guardiola ‘nuk mund të largohet’ pasi ndërtoi një ekip ‘që mund të vazhdojë të dominojë për vite me radhë’.
City ka lëvizur për të lidhur disa nga yjet e tyre me kontrata afatgjata për të siguruar që thelbi i skuadrës së tyre të mbahet i paprekur.
Këtë javë, Joao Cancelo shkroi një zgjatje të re të kontratës që do ta mbajë atë në Etihad deri në vitin 2027.
Marrëveshjet e Jack Grealish dhe Ruben Dias gjithashtu do të skadojnë në të njëjtin vit dhe Guardiola pritet të rinovojë për të vazhduar me ekipin. /Telegrafi/