Telegrafi

Lojtarët e Liverpoolit mirëpresin Hodgsonin

News of the World pohon se Fernando Torres, Steven Gerrard dhe Jamie Carragher do të mbështesin emërimin e Hodgson si menaxher të klubit.

Futbollistët e Liverpoolit që nuk janë në Botëror, do të kthehen të premten në stërvitjen e parë parasezonale, ndërsa deri atëherë pritet që Hodgson edhe zyrtarisht të emërohet trajner i Të Kuqve.

Hodgson do të duhet të bisedojë seriozisht me Gerrardin dhe Torresin për t’u treguar atyre planet që ka me Liverpoolin, në mënyrë që ata të qëndrojnë në Anfield. /Telegrafi/