Kampioni i Ligës Premier për sezonin 2018/2019 do të vendoset sot (12 maj), ndërsa në garë janë Manchester City dhe Liverpooli.
‘Citizens’ kanë 95 pikë, ndërsa ‘The Reds’ kanë 94, e që sot (e diele) do të jetë një luftë e madhe për ta rrëmbyer titullin.
Manchester City është duke u përballur në udhëtim te Brightonin, ndërsa Liverpooli do të ketë punë në Anfield me Wolverhampton Wanderers.
‘Citizens’ janë aktualisht kampionë në fuqi, ndërsa ‘The Reds’ nuk e kanë fituar titullin e Ligës Premier qe 29 vite. Te cilado nga skuadrat që e fiton titullin, do të ketë një moment i pakënaqshëm për disa lojtarë, pasi nuk do të mund të marrin medalje për shkak të numrit të vogël të paraqitjeve të vogla.
Një lojtar duhet së paku t’i bëjë pesë paraqitje për skuadrën në Ligën Premier, për ta fituar medaljen e shpalljes kampion. Në mesin e lojtarëve që do të mbesin pa medalje është edhe portieri shqiptar i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi. Përveç portierit të Përfaqësueses së Kosovës, medalje nuk do të mund të marrë as Claudio Bravo, që ka qëndruar më shumë i lënduar në këtë sezon.
Në anën e Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain, Alberto Moreno, i riu Rafael Camacho, Nathaniel Clyne që ka shkuar në huazim te Bournemouth në janar dhe Simon Mignolet, pasi Alisson Becker është paraqitur në të gjitha ndeshjes.
Ky rregull për medalje është vendosur në sezonin 2012/2013, ku një lojtari i duhet t’i bëjë 10 paraqitje për ta fituar medaljen. /Telegrafi/