Telegrafi

Lojtarët e Leeds United vrapuan 11 kilometra më shumë se ata të Chelseat

Është zbuluar se Leeds vrapoi 11 kilometra më shumë se Chelsea, në fitoren 3-0 në të dilenë e javës që shkoi.

Skuadra e Jesse Marsch vazhdoi fillimin e tyre mbresëlënës të edicionit pasi ata doli e treta në tabelën e Ligës Premier me fitoren kundër skuadrës perëndimore të Londrës.

Nënshkrimi i ri Brendan Aaronson hapi llogarinë e golave pasi përfitoi nga një gabim i portierit të Chelseat, Edouard Mendy përpara se Rodrigo të dyfishonte epërsinë në minutën e 37-të.

Lexo po ashtu Çfarë ndodhi me Chelsean ndaj Leeds e shpjegon Tuchel

Jack Harrison shtoi një gol të tretë për mikpritësit me një përfundim nga brendësia e zonës një ditë për t’u harruar për Thomas Tuchel dhe lojtarët e tij në Elland Road.

Intensiteti i Leeds gjatë gjithë ndeshjes ishte i qartë pasi ata ushtronin presion nga përpara dhe më vonë u zbulua se ata vrapuan 11 kilometra më shumë se kundërshtarët e tyre.

Chelsea deri më tani në këtë verë ka shpenzuar afro 200 milionë euro, por që ende nuk po mund të gjejnë stabilitetin që kanë ndërtuar Manchester City dhe Liverpooli. /Telegrafi/