Site icon Telegrafi

Lojtarët e Kosovës zhvilluan stërvitjen e parë para ndeshjeve ndaj Lituanisë dhe Suedisë

(Foto: ffk-kosova.com)

Futbollistët e Kosovës kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore para dy ndeshjeve të kësaj jave, Lituanisë (miqësore) dhe Suedisë (zyrtare).

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka përcjellë formën e futbollistëve tanë dhe ka dhënë instruksionet e tij.

Me gjithë raportimet për mosmarrëveshje midis lojtarëve, atmosfera ka qenë e mirë gjatë stërvitjeve.

Lexo po ashtu Situatë e padëshirueshme te Kosova: Arijanet Muric largohet nga kampi për arsye disiplinore

Në ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se me vendim të tyre, portieri futbollisti Arijanet Muric është larguar nga kampi “për arsye disiplinore”.

Kosova gjatë ditës së nesërme (e mërkurë) zhvillon ndeshjen miqësore kundër Lituanisë.

Ndërkaq, të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” është nikoqire e Suedisë për takimin kualifikues për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’. /Telegrafi/

Exit mobile version