Telegrafi

Lojtarët e Kosovës do të marrin ekstra premia për vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve, mijëra euro në xhirollogaritë e tyre

Lojtarët e Përfaqësues së Kosovës do të marrin edhe nga një shpërblim ekstra, pasi e fituan grupin në Ligën e Kombeve.

Shpërblimet e para të premtuar ishin nga 2 mijë euro për fitore që ishin marr menjëherë pas ndeshjes me Azerbajxhanin, por kryetari Agim Ademi, u kishte premtuar lojtarëve shpërblime ekstra për paraqitjet e mira.

Ka qenë vetë kryetari Agim Ademim, i cili ia ka konfirmuar lojtarëve këtë gjë dhe parat do të ekzekutohen në xhirollogaritë e tyre brenda pak ditësh.

Lojtarët që kanë luajtur titullar në ndeshjet e Ligës së Kombeve do të shpërblehen me nga 17 500 euro, shkruan Telegrafi.

Një pjesë tjetër që janë grumbulluar me shpesh dhe kanë luajtur herë pas herë do të marrin nga 8 mijë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Ndërsa disa të tjerë që kanë qenë shumë rrallë të tubuar do të marrin nga pesë mijë euro.

Premia do t’i takojnë edhe trajneri dhe stafit të tij. /Telegrafi/