Site icon Telegrafi

Lojtarët e Kosovës nisen drejt stadiumit për përballjen ndaj Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejtë stadiumit, aty ku do të zhvillojnë përballjen ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales ë play-offit të Ligës së Kombeve.

Takimin që fillon në ora 20:45 në Shkup do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski”.

Lojtarët e Kosovës kanë hipur që të gjithë në stadium dhe janë nisur që të shikojnë në arenën kur zhvillohet njëra ndër ndeshjet më të rëndësishme në jetën e tyre.

Dardanët gjatë gjithë kohës janë duke u dhënë mbështetje të madhe nga të gjitha anët, derisa Telegrafi.com është duke qëndruan në Shkup që t’ua sjell çdo moment në kohë reale.

Takimi që fillon në ora 20:45, për lojtarët tanë do të jetë vetëm për fitore, në mënyrë që të kalojmë në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve.

Në rast se e kalojmë Maqedoninë e Veriut, atëherë do të përballemi me njërin nga kundërshtaret e takimit tjetër gjysmëfinale, Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi/

Exit mobile version