Disa prej futbollistëve kosovarë janë nisur drejt Finlandës, ku më 5 shtator do të luajnë ndeshjen e tyre të parë zyrtare për eliminatoret e kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Ka qenë ish portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, i cili tashmë do të mbrojë ngjyrat e Kosovës, i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku është bashkë me Milot Rashicën, edhe ky një tjetër futbollist i larguar nga kuq e zinjtë.
“Me Kushen, rrugës për në Finlandë. Forca Kosova”, ka shkruar Rashica në Facebook.
Foto ka postuar edhe Bernard Berisha me Vedat Muriqin, Flamur Nezirin dhe Bajram Jashanicën.
Ndeshja mes Finlandës dhe Kosovës do të luhet më datë 5 shtator në Turku.