Telegrafi

Lojtarët e Kosovës nderuar Mbretëreshën Elizabeth II me një minutë heshtje

Kosova është mysafire e Irlandës së Veriut në takimin që fillon në ora 18:00, e që luhet në kuadër të Ligës C, Grupit të 2-të.

Dardanët për këtë ndeshje do të kenë mungesën e Amir Rrahmanit që është i lënduar.

Ekipi i Kosovës tashmë është gati për ndeshjen, ndërsa fillimisht skuadrat përshëndetë njëra-tjetrën.

Pastaj të dy ekipet mori vend në mesin e fushës, duke mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Skuadra jonë do të tentojë që nga ky takim të largohet me tre pikë, pasi aktualisht ka gjashtë, gjashtë më pak se Greqia që është lider./Telegrafi/