Telegrafi

Lojtarët e Juventusit të acaruar me Ronaldon që mungoi në stërvitje shkaku i një evenimenti të Ferrarit

Juventusi pohon se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në klub përtej sezonit 2020/21, pavarësisht nëse Biankonerët janë në Ligën e Kampionëve apo jo, megjithatë duket sikur pjesa tjetër e skuadrës po zhgënjehet me sulmuesin veteran.

Golat e portugezit nuk kanë munguar as në këtë sezon – pasi ai ka qenë aq produktiv sa pritej, por skuadra ka rënë poshtë pritjeve në Serie A, duke dështuar të fitojë titullin për herë të parë në një dekadë.

La Gazzetta dello Sport raportoi të premten se marrëdhënia midis ish-yllit të Manchester United dhe shokëve të tij të skuadrës është praktikisht inekzistente dhe se ky problem po përkeqësohet nga dita në ditë.

Ronaldo humbi stërvitjen të hënën me leje nga klubi, megjithatë ai u përfshi në një ngjarje promovuese me ekipin e Formula 1 të Ferrarit në të njëjtën ditë. Vlen të përmendet se drejtori gjeneral i Juventusit John Elkann dhe presidenti i klubit Andrea Agnelli ishin të pranishëm në këtë ngjarje.

Ai ishte mjaftë në diskonim, ndërsa bleu një Ferrari për rreth 1.6 milion euro, por fakti që Juventusi humbi 3-0 nga Milani vetëm disa ditë më parë nuk u duk se e shqetësoi atë, gjë që i ka acaruar shokët e skuadrës.

Juventus duhet të gjejë një mënyrë për të ecur përpara në një klimë të vështirë financiare, megjithatë me mungesën e të ardhurave nga Liga e Kampionëve dhe gjobën e mundshme për të qenë pjesë e projektit të dështuar të Superligës, paga vjetore e yllit portugez prej 31 milionë euro është tepër problematike. /Telegrafi/