Sipas raportimeve të mediave në Itali, lojtarët e Interit do të heqin dorë nga bonuset e tyre të titullit për të ndihmuar klubin, që ka hasur në probleme financiare.
Suning po kërkon partnerë të përshtatshëm që mund t’iu ndihmojnë ta mbështesin klubin financiarisht.
Si çdo klub tjetër evropian, Interi, ka vuajtur pasojat e pandemisë COVID-19, që zbrazi stadiumet dhe të ardhura janë më të vogla.
Në nëntor, CEO i klubit, Beppe Marotta, zbuloi se lojtarët ranë dakord të shtyjnë marrjen e e pagave për korrik dhe gusht “për të ndihmuar klubin në këtë fazë kritike për futbollin”.
Tani, sipas FCInter1908 dhe Calciomercato.com, lojtarët e Nerazzurrit janë gati të bëjnë një hap më shumë për të ndihmuar klubin.
Raportohet se ata do të heqin dorë nga shpërblimet e tyre fituese të titullit kur të fitojnë Scudetto këtë sezon.
Nerazzurri janë në epërsi prej 13 pikësh ndaj Atalanta të vendit të dytë dhe mund të fitojë titullin në Serie A menjëherë fundjavën e ardhshme nëse mundin Crotone të shtunën, ose nëse Atalanta nuk arrin të fitojë kundër Sassuolo të nesërmen.
Do të ishte Scudetto e tyre e parë që nga 209-10, kur José Mourinho ishte në krye./Telegrafi/