Telegrafi

Lojtarët e Interit dalin nga vetizolimi, asnjë nuk ka pasur simptoma të COVID-19

Lojtarët e Interit nuk kanë treguar simptoma të coronavirusit dhe tani mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas një periudhe izolimi.

E gjithë skuadra e Interit ishte karantinuar dy javët e kaluara pas humbjes me dyerve të mbyllura ndaj Juventusit (2-0) në “Derby d’Italia” më 8 mars.

Sipas raportimeve të Calciomercato.com, asnjë lojtarë nuk treguan simptoma të COVID-19 gjatë kësaj kohe.

Ata tani mund të largohen nga shtëpitë e tyre për të bërë kryer shërbime si blerja në dyqane ose në barnatore.

Interit dhe klubet e Serie A nuk do të mund të rifillojnë stërvitjen derisa të hiqet ndalesa aktuale që e ndalon futbollin në Itali. /Telegrafi/