Lojtarët e Interit nuk kanë treguar simptoma të coronavirusit dhe tani mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas një periudhe izolimi.
E gjithë skuadra e Interit ishte karantinuar dy javët e kaluara pas humbjes me dyerve të mbyllura ndaj Juventusit (2-0) në “Derby d’Italia” më 8 mars.
Sipas raportimeve të Calciomercato.com, asnjë lojtarë nuk treguan simptoma të COVID-19 gjatë kësaj kohe.
Ata tani mund të largohen nga shtëpitë e tyre për të bërë kryer shërbime si blerja në dyqane ose në barnatore.
Interit dhe klubet e Serie A nuk do të mund të rifillojnë stërvitjen derisa të hiqet ndalesa aktuale që e ndalon futbollin në Itali. /Telegrafi/