Lojtarët brazilian njihen kreativitetin e tyre në fushë, por shumica nga ata kanë histori të vështira sa ishin fëmijë.
Shumë nga ata janë lindur dhe rritur në ‘Favela’, lagjet e rrezikshme braziliane.
Por, shpëtimin e kanë gjetur nëpërmjet futbollit dhe kanë arritur të bëhen idhuj të miliona njerëzve në botë.
Rivaldo – U rrit në një favela të Paulistas dhe rrjedh nga një familje tejet e varfër. I vogël ka vuajtur nga kequshqyerja, por edhe pse me stomak bosh, ëndrra e tij e madhe ishte futbolli. Arriti që të ngjiste majat dhe në vitin 1999 të fitonte edhe Topin e Artë dhe kupën e Botës në 2002. Të tjera dihen.
Ronaldo – Një tjetër talent i dalë nga favelat e Rios. U rrit në atë që në ato dhe sot konsiderohet si lagjja më e rrezikshme e këtij shteti brazilian. Rrjedh nga një familje tejet e varfër, aq sa nuk mund të paguante autobusin për t’u testuar me Flamengon. Megjithatë, kjo s’e pengoi që të shndërrohej në “Fenomen” dhe numri 9 më i mirë i të gjitha kohërave.
https://www.youtube.com/watch?v=SPZD3SutK00
Adriano – Lindur në vitin 1982 në një geto të Rios. Ka rrëfyer disa herë që futbolli i shpëtoi jetën. Kulmin e karrierës e kishte tek Interi, ku mori edhe nofkën Perandori. Arriti të lerë gjurmë, por nuk zgjati shumë. U rikthye në Brazil dhe ishte nostalgjik për lagjen e tij. Ka qenë në qendër të vëmendjes për disa foto me të akuzuar si trafikantë droge dhe vrasës.
https://www.youtube.com/watch?v=2Z0RDjLHJ_s
Romario – Është konsideruar si një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Futbolli ishte litari që e nxori nga varfëria e skajshme. Pas tërheqjes nga ky sport, iu fut politikës me synimin që të ndryshojë gjërat për lagjen dhe vendin e vet.
https://www.youtube.com/watch?v=EdEADnTm2HI
Robinho – Nuk u lind në një lagje tejet të varfër, por u rekrutua në favelat e Sao Vicentes në Sao Paolo.
Alex Teixeira – U lind në një lagje të varfër në Duque De Caxias. Arriti që të largohej prej andej falë futbollit. “Në ato vende shndërrohesh kollaj në vrasës, trafikant e të tjera. Prindërit thuajse i harrojnë fëmijët e tyre”, rrëfen ai.
Se sa mizore janë këto lagje, mjafton të përmendet fakti që Teixeira u zhvendos përgjithmonë në Ukrainën e trazuar për shkak të luftës në lindje. /TCh/
https://www.youtube.com/watch?v=sxG0NdlYwUQ