Telegrafi

Lojtarët e Dritës ndodhen në Luksemburg për ndeshjen e të enjtes në Europa League

Lojtarët e Dritës në Luksemburg (Foto: Facebook/FC Drita)

Kampioni i Kosovës, Drita, në orët e hershme të mëngjesit të të mërkurës ka arritur në qytetin Dudelange të Luksemburgut.

“Klubi jonë FC Drita do të takohet me kampionin e Luksemburgut FC F91 Dudelange në rrethin e dytë të kualifikimeve për Europa League”.

“Ndeshja do të zhvillohet me datë 26.07.2018 nga ora 18:30 në stadiumin e qytetit në Dudelange, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Kosovë”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

Drita luajti në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku u eliminua nga Malmo.

Lexo po ashtu Lajmet për Dritën

Kampioni i Kosovës i humbi të dyja ndeshjet (me rezultat të përgjithshëm prej 5-0) dhe në këtë mënyrë do të konkurrojë në ligën e dytë evropiane për nga rëndësia.

Drita luajti në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku u eliminua nga Malmo.

Kampioni i Kosovës i humbi të dyja ndeshjet (me rezultat të përgjithshëm prej 5-0) dhe në këtë mënyrë do të konkurrojë në ligën e dytë evropiane për nga rëndësia.

Kundërshtari i skuadrës nga Gjilani është kampioni i Luksemburgut, F91 Dudelange, që në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve u eliminua nga Vidi FC.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-1, kurse në sfidën kthyese triumfoi ekipi hungarez për të siguruar pjesëmarrjen në raundin tjetër të garës më të madhe evropiane. /Telegrafi/