Site icon Telegrafi

Lojtarët e Dortmundit festuan triumfin 4-0 ndaj Schalkes përballë murit të verdhë që ishte i boshatisur

Lojtarët e Borussia Dortmundit festuar triumfin 4-0 ndaj Schalkes përballë murit të verdhë, duke vazhduar traditën e tyre edhe pse stadiumi ishte bosh.

Erling Haaland dhe Raphael Guerreiro i shënuan dy gola në pjesën e parë, derisa e dyta ishte përsëri në dorën e tyre.

Thorgan Hazard e hapi llogarinë e tij të golave, derisa Guerreiro e shënoi edhe të dytin personal, për të marrë kështu fitoren e parë pas rikthimit të Bundesligës që ishte ndërprerë në mesin e muajit maj shkaku i coronavirusit.

Me të përfunduar ndeshja, lojtarët shkuan ta festonin triumfin me pjesën tjetër të stafit teknik.

Por, kjo nuk u ndal me kaq, pasi ata festuan edhe para murit të verdhë të tyre si gjithmonë, mirëpo tani pa tifozët e tyre të zjarrtë prezent. /Telegrafi/

 

Exit mobile version