Lojtarët e Chelseat do të përballen me ulje të madhe page deri në 50 për qind nëse humbasin kualifikimin në garat evropiane këtë sezon.
Doli këtë javë se lojtarët e nënshkruar vitin e kaluar nën pronësinë e re të Todd Boehly dhe ClearLake Capital kanë klauzola për uljen e pagave në marrëveshjet e tyre nëse humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, pretendohet se ulja do të jetë rreth 30 për qind, por kjo ulje mund të arrijë në 50 për qind.
💰 Chelsea’s #UCL exit has left some players facing a 30% pay-cut.
✍️ Players who joined/signed new contracts since the takeover agreed to a variable salary scheme linked to UCL qualification.
📝 Those on contracts agreed under Abramovich are guaranteed their full wages. pic.twitter.com/sSTUvAYXul
— We've Won It All (@cfcwonitall) April 19, 2023
Chelsea ka nënshkruar me 12 lojtarë që nga marrja e Boehly. Shtatë të tjerë kanë lidhur kontrata të reja në të njëjtën kohë.
Enzo Fernadez, Mykhailo Mudryk, Wesley Fofana, Marc Cucurella, Benoit Badiashile, Noni Madueke, Malo Guston, Carney Chukwuemeka, Andrey Santos dhe Joao Felix janë disa nga nënshkrimet.
Nuk dihet nëse skema e pagave do të zbatohet menjëherë apo nëse lojtarëve do t’u jepet një periudhë mospagimi.
Ata me kontrata të paprekura nga epoka Roman Abramovich do të shohin që pagat e tyre të ruhen dhe të mos ulen. /Telegrafi/