Lojtarët e Barcelonës do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për coronavirus në aeroportin e Napolit të hënën dhe mund të dërgohen në spital, për faktin se shumë të infektuar me këtë virus janë konfirmuar në Itali.
Gjiganti katalunas po udhëton në Itali, ku të martën mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Napolit.
Virusi vdekjeprurës është përhapur në Itali, ku në veri të vendit janë raportuar një numër i madh i pacientëve të infektuar.
Edhe pse Napoli është në jug, masat parandaluese do të ndërmerren për të kontrolluar skuadrën e Barcelonës.
Burime të ESPN, kanë thënë se lojtarëve blaugranë fillimisht do t’u matet temperatura nga ekipet mjekësore për të gjetur ndonjë indikacion eventual për ethe.
Në rast se ndonjë lojtar ka simptoma të sëmundjes do të dërgohet menjëherë në spital dhe në rast se konfirmimit të infeksionit nuk do të lejohet të luajë.
Ndryshe, në si pasojë e panikut nga coronavirusi janë anuluar disa ndeshje në kampionatin italian. /Telegrafi/