Futbolli është pezulluar tash e disa ditë nga përhapja e coronavirusit dhe klubet po kërkojnë forma që të ulin shpenzimet.
Një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Barcelona, pasi pagat e lojtarëve janë 600 milionë euro në vit.
Në fundjavë, drejtorët e Barcelona biseduan me kapitenët për një ulje të mundshme të pagave dhe përgjigjja fillestare ishte pozitive duke pasur parasysh që lojtarët e kuptojnë situatën e rëndë dhe rrethanat unike.
Megjithatë, ata nuk janë bindur nga propozimi i parë i bërë nga bordi i drejtorëve.
Lojtarët kanë kërkuar kohë të japin një përgjigje, por nuk duket se do të japin dritën jeshile njëherë.
Si e tillë, negociatat duket se do të vazhdojnë.
Barcelona është në një situatë të vështirë dhe do të mbetet e tillë, pasi nuk dihet se a do të përfundojë pjesa tjetër e sezonit.
Barcelona nuk ka menduar njëherë për njëherë që t pezullojë kontrata e lojtarëve. /Telegrafi/