Telegrafi

Lojtarët e Barcelonës kujtojnë dhe nderojnë Kobe Bryant (Video)

Yjet e Barcelonës kanë kujtuar dhe kanë nderuar me fjalë të mëdha veprën e Kobe Bryant, basketbollistit legjendar amerikan i cili pensionohet sonte.

Kobe Bryant do të pensionohet sonte në ndeshjen e tij të fundit në karrierë që do ta zhvillojë në Staples Center.

Ndeshja e fundit e Kobet dhe pensionimi i tij po kalon me vëmendje të madhe, pasi bëhet fjalë për idhullin e shumë njerëzve dhe legjendën absolute të basketbollit botëror, i pari i krahasuar afërt me Michael Jordanin, shkruan Telegrafi.

Janë Neymar, Gerard Pique, Mascherano dhe Andres Iniesta ata që nderojnë basketbollistin legjendar në kampanjën e fundit të Nikes.

Të pyetur për të përshkruar Koben, lojtarët e Barcelonës me fjalë të ndryshme kanë shprehur ndjenjat e tyre për të.

Mascherano dhe Iniesta e përshkruajnë Koben si lider të madh dhe shembull për t’u ndjekur, teksa për Neymarin dhe Piquen, ai reprezenton përkushtimin dhe motivimin ndaj një sporti.

“Ai kërkoi të bëhej më i mirë se sa vetvetja”, tha Neymar për Koben, teksa Pique e përshkroi vullnetin e Kobet për sportin si aq të zjarrtë sa që ai kërkoi edhe titullin e gjashtë në karrierë, edhe pse kishte pesë. /Telegrafi/