Telegrafi

Lojtarët e Atleticos e vizitojnë për herë të parë stadiumin ri ku do t’i luajnë ndeshjet (Foto)

Lojtarët e Atletico Madridi kanë vizituar stadiumin e ri që po ndërtohet ku skuadra e tyre do t’i zhvillojë ndeshjet në të ardhmen. 

Stadiumi do të quhet ‘Wanda Metropolitano Stadium’ i cili do t’i hap dyert në sezonin e ardhshëm për lojtarët dhe trajnerin Diego Simeone.

Lojtarët në vend të fanellave sot kishin veshur jelek dhe kapuç pune.

Antoine Griezmann dhe Diego Godin nuk përtuan të bëjnë edhe foto dhe t’i postojnë në rrjetet sociale.

Fernando Torres po ashtu ishte në këtë vizitë në stadiumin e ri që pritet të ketë kapacitet prej 70 mijë ulësesh.

Stadiumi i ri do të inaugurohet në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/