Kryesuesi i tabelës së Ligës Premier, Arsenali është kritikuar nga fansat në internet për një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.
Në klip, skuadra e Topçinjve mund të shihet duke nënshkruar fanellën e një tifoze të re pas mbërritjes për ndeshjen e tyre në Ligën Premier kundër West Ham.
“Të krijojmë kujtime me maskotën tonë”, shkruhet në mbishkrimin e videos së postuar nga Arsenali.
Making memories with our mascot ❤️ pic.twitter.com/LjGWmzd2Vl
— Arsenal (@Arsenal) April 16, 2023
Në pamje të parë, video duket mjaft e padëmshme dhe e pafajshme – por jo në sytë e disave.
Personaliteti i mediave sociale, Rory Jennings, i ka vënë në pikëpyetje lojtarët, duke pyetur pse ata nuk e ‘pranuan’ fare vajzën e re.
“Ajo vajzë e vogël që shikonte me frikë heronjtë e saj dhe asnjëri prej tyre nuk kishte mirësjelljen ta pranonte në çfarëdo mënyre”, shkroi Jennings në Twitter.
“Ky është një klip i neveritshëm. Një aktakuzë e trishtuar se si ka shkuar futbolli”.
That little girl looking up in awe at her heroes and not one of them had the courtesy to acknowledge her in any way whatsoever. This is a disgusting clip. A sad indictment of how football has gone. https://t.co/NRZ1pheP0s
— Rory Jennings ?? (@Chelsearory) April 17, 2023
Postimi i tij tani është bërë viral, duke grumbulluar pothuajse 20 mijë pëlqime me mijëra komente dhe ‘retweet’ të tjera.
Pas pamjes së videos, shumë njerëz ishin dakord me të.
“Fakti që edhe ata e postuan me krenari… Është bërë e gjitha kaq pa shpirt”, komentoi një tifoz.
I suggest @Arsenal you get her and her family back and give your players another go at being decent human beings – admittedly they’d have to be coached into it but it might be something that sticks with some of them if it’s pointed out https://t.co/cN7NA87Pi3
— Nick Knowles (@MrNickKnowles) April 17, 2023
“Kaq ndryshe nga 15/20 vjet më parë”, “Pjesa më e keqe është se administratori i Arsenalit dukej se mendonte se ky ishte një klip që do t’i bënte ata të ndiheshin mirë”, ishin disa komente tjera.
Ndërkohë, një djalë shkroi: “Kjo është e trishtueshme, ata bënë siç pritej, por shumë ftohtë. Shpresoj se ajo ishte shumë e lumtur me fanellën e saj të futbollit dhe nuk e kuptoi sjelljen e tyre”. /Telegrafi/