Telegrafi

Lojtarët e Ajaxit i dërguan një mesazh prekës Van der Sar i cili ndodhet në spital

Portieri legjendar i Ajaxit, Juventusit, Manchester Unitedit dhe Kombëtares së Holandës, Edwin van der Sar përfundoi dje në repartin e kujdesit intensiv të Klinikës së Neurologjisë KBC në Split.

Ai të premten u diagnostikua me hemorragji cerebrale. Një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave ishte me pushime në Hvar kur u sëmur dhe u dërgua me helikopter në Split.

Sot lojtarët e Ajaxit luajnë një ndeshje miqësore me Den Bosch në Sportpark De Toekomst.

Para fillimit të ndeshjes, të gjithë lojtarët e klubit të famshëm nga Amsterdami dolën në fushë të veshur me fanella me numrin 1 dhe emrin e Edwin van der Sar.

Ajax raportoi më parë se gjendja e Van der Sar ishte e qëndrueshme, por shqetësuese. /Telegrafi/