Telegrafi

Lojtarët dalin në fushë që ta bëjnë nxehjen, priten me duartrokitje nga tifozët

Lojtarët e Kosovës kanë zbritur në fushë nën drejtimin e trajnerëve për ta bërë nxehjen.

Me tu futur në fushë, ata u pritën nga tifozët me ovacione dhe duartrokitje.

Portierët kanë dalur që të tre për ta bërë nxehjen, ndërsa edhe lojtarët e 11-shes startuese së bashku me rezervistët janë në fushë.

Përkrahje nuk po mungon as në këtë ndeshje, duke treguar edhe një herë se tifozët duan fitore.

Në anën tjetër kur bullgarët u futën në fushë u pritëm me fishkëllima.

Ndeshja fillon në ora 20:45. /Telegrafi/