Franco Foda është përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ku sot është prezantuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Foda merr drejtimin e Kosovës pasi ishte papunë për gati dy vjet, ku së fundmi drejtoi Zurichun për një periudhë të shkurtër.
Ai u pyet edhe për situatës e Edon Zhegrovës, ku Foda thotë se është trajner i së tashmes dhe te Kosova është i mirëseardhur kushdo që është i gatshëm të japë 100 përqindëshin.
“Nuk jam njeri që e shoh të kaluarën. E shoh të tashmen. Zhegrova është lojtar shumë i mirë dhe do të kaloj shumë mirë me të. Kushdo që është i gatshëm të japë 100 për qind për Përfaqësuesen, është i mirëseardhur. Kushdo që performon mirë ka vend te Kosova”, ka theksuar ai.
Edhe kryetari i FFK-së konfirmoi se Zhegrova do të jetë pjesë e Përfaqësueses në ndeshjet e marsit.
“Ato çka i ka thënë ai, i sqaron ai për kë e ka pas fjalën kur të vjen në konferencë”, ka deklaruar Ademi. /Telegrafi/