Site icon Telegrafi

Lojërat olimpike, qytetarët duartrokasin për xhudisten Laura Fazliu e cila mposhti kundërshtaren kineze

Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, po përcjellen me interesim të madh edhe në Kosovë, ndërsa paraqitjet e sportistëve kosovarë po ndiqen me vëmendje të madhe nga shumë qytetarë, të cilët në mënyra të ndryshme po mblidhen dhe po shikojnë ato.

E, më duartrokitje të shumta u prit sot edhe paraqitja e xhudistes kosovare Laura Fazliu, e cila ka nisur me sukses aventurën e saj në këto lojëra, transmeton Telegrafi.

Disa qytetarë ishin mbledhur në sheshin e Prishtinës, duke ndjekur paraqitjen e xhudites, e cila me mposhti kinezen Jing Tang.

Qytetarët mirëpriten fitoren e saj, të cilët edhe bën disa duartrokitje për të./Telegrafi/

Exit mobile version