Site icon Telegrafi

Lojërat Olimpike Paris 2024, një fiasko financiare?

Brenda më pak se dy javësh do të nisin Lojërat Olimpike të Parisit.

Sipas planit, kjo ngjarje duhet të nxisë në masë të madhe turizmin, të rigjallërojë qytetin, të tërheqë investime dhe t’i japë një shtysë një ekonomie franceze që ka shumë nevojë për një nxitje.

Por, sipas një artikulli të prestigjozes britanike ‘The Telegraph’, lojërat olimpike të Parisit po kthehen në një fiasko katastrofike financiare”.

Aktualisht turistët po shmangin gjithnjë e më shumë kryeqytetin francez dhe numri i udhëtimeve si pasojë po reduktohet.

Gjithashtu, Parisi ka qenë gjithmonë një qytet që nuk ka vuajtur nga turizmi, duke qenë i pari për nga vizitorët në botë. Prandaj, nuk është e vështirë të kuptosh se zmbrapsja e 44 milionë turistëve që merr mesatarisht në vit nuk është e dobishme.

Natyrisht, sa më sipër nuk është thjesht spekulim. Në fillim të korrikut, Air France raportoi një humbje prej 180 milionë eurosh për tremujorin aktual, për shkak të anulimeve, ku goditjen e ka marrë edhe shteti francez, si aksioneri kryesor në linjën ajrore me një përqindje prej 29 për qind.

Në të njëjtën linjë, rezervimet e hoteleve janë gjithashtu zhgënjyese, pasi zënia për periudhën e Lojërave ra nën 81%, tipike për korrikun.

Exit mobile version