Site icon Telegrafi

Lojërat Olimpike, Krasniqi takon ambasadorin Cliff

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, z. Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Ian Cliff, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, por edhe për projekte të ndryshme sportive dhe kulturore këtu në Kosovë.

Ministri Krasniqi e falënderoi ambasadorin Cliff për ndihmën që ka dhënë në çështjen e sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar në funksion të pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në LO “Londra 2012”.

Ai po ashtu e njoftoi për punët që po vazhdojnë të bëhen që të arrihet ky qëllim, duke vlerësuar se para së gjithash pjesëmarrja e sportistëve të suksesshëm kosovarë në LO “Londra 2012”, sidomos xhudistes Majlinda Kelmendi, është humane. Edhe ambasadori britanik, z. Ian Cliff, ka mbështetur kërkesën e Kosovës që të ketë sportistët e vet në këto lojëra, dhe njëherësh ka shprehur gatishmërinë që të japë kontributin e tij në arritjen e këtij qëllimi.

Përveç kësaj, ministri dhe ambasadori kanë biseduar edhe për projekte të tjera për kulturë dhe sport. Ata u pajtuan që këtë vit të realizojnë projekte që nxisin pjesëmarrjen e të rinjve nga të gjitha komunitetet në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive. /Telegrafi/

Exit mobile version