Telegrafi

Lojërat Olimpike 2024 mbahen në Paris, ato 2028 në Los Angeles

Los Angeles do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore 2028, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke i hapur dyert për Parisin që të organizojë këto lojëra për vitin 2024.

Komiteti ka kërkuar për një marrëveshje me qytetet amerikane dhe franceze, pasi ato kanë qenë vendet e vetme që kanë qenë të gatshme të përballojnë edhe financiarisht organizimin e këtyre lojërave, gjatë prezantimit të ofertave, transmeton Evropaelire.org.

Sipas këtij komiteti, i njëjti do ta ndihmojë Los Angeles me 1.8 miliardë dollarë, për të përballuar shpenzimet e organizimit.

Në LA, janë organizuar këto lojëra edhe më 1932 dhe 1984, ndërsa në Paris, më 1900 dhe 1924.